Meta: Asnjë vagabond ndërkombëtar nuk mund të më shantazhojë!
Dritare.net
“Rama i mbështetur nga ndërkombëtarët? Po të kishte mbështetje ndërkombatre do të çeleshin negociatat. Dekretin tim e ka mbështetur Kushtetuta dhe nuk kam nevojë që të më mbështesë asnjë ambasadë.
Rama dhe ambasadorët janë përgjegjës për dështimin e reformës në drejtësi. Janë shpenzuar nja 200 milionë euro dhe tani që kanë dështuar ata thonë që kjo është sukses, por e bllokon, Meta, e bllokon ky, e bllokon ai. Janë bashkëpërgjegjës. Ata rinë bashkë, po t’ua shikosh telefonat, rrinë të gjithë bashkë.
Nuk kam forcë korruptuese ndaj ambasadorëve dhe sepse jam President i Republikës. Tani do të jem i drejtpërdrejtë se shumë i kemi përkëdhelur. Unë do të tregohem i drejtpërdrejtë për secilin vagabond ndërkombëtar.
Një njeri që vjen te zyra e Presidentit të Republikës dhe bën sikur nuk di megjithëse i di të gjitha se ka ndenjur me Ramën. Nuk mund ta shantazhojë njeri presidentin e Republikës. Ta harrojnë këtë!”, u shpreh presidenti./K.C/dritare.net