Meta: Alvin Berisha u shpëtua falë gazetarisë profesioniste!
Dritare.net
Kreu i shtetit u shpreh se opinioni publik u trondit nga ky rast, dhe shtoi se falë gazetarisë profesioniste brenda dhe jashtë vendit, ai u shpëtua.
“Në Siri gjenden shumë gra e fëmijë shqiptarë. I gjithë opinioni u trondit nga vogëlushi Alvin Berisha. Falë gazetarisë profesioniste të huaj e vendase, ky rast u zgjidh. Duhen ngritur urgjentisht qendrat e rehabilitimit që persona të tillë të rehabilitohen. Viktima të tilla duhen përkrahur, që të bëhen pjesë e shoqërisë, pranë familjeve të tyre. Gjuha shqipe ka një fjalë të artë, që është “BESA”, fjalë unike, që vështirë të gjejë përkthim në çdo gjuhë të botës. Kjo përfaqëson frymën, shpirtin dhe karakterin e kombit tonë. Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë, ku në fund të Luftës së Dytë Botërore, numri i hebrenjve ishte më i madh se në nisje të luftës”, tha Meta./E.B-dritare.net