Mësuesja që denoncoi Cristiano Ronaldon: U frymëzova nga Lëvizja MeToo
E Enjte 4 Tetor 2018, 08:08
Dritare.net
Kathryn Mayorga, ish-mësuesja që ka akuzuar futbollistin Cristiano Ronaldo për përdhunimin e saj në vitin 2009, është frymëzuar të fliste nga lëvizja #MeToo, tha avokati i saj, shkruan BBC.
"Lëvizja MeToo dhe gratë që kanë ngritur dhe zbuluar sulmet seksuale i kanë dhënë Kathryn shumë guxim", tha Leslie Stovall.
Ronaldo ka "mohuar" sulmin ndaj znj. Mayorga në një hotel në Las Vegas.
Ai foli përpara avokatëve të saj duke dhënë një konferencë shtypi të mërkurën.
Ai tha se ishte i qetë për "çdo hetim", pasi ai kishte një "ndërgjegje" të qartë lidhur me akuzat.
Në një padi, zonja Mayorga thotë se takoi Ronaldon në në Hotelin dhe Kazinon e Palms, dhe se ai e përdhunoi atë në një suitë. V.D/dritare.net/