Mësueset e Kamzës, i emëron edhe qeveria, edhe Bashkia

Emërimi i mësueseve të arsimit parashkollor në Kamëz, bëhet nga dy institucione. Emisioni “Boom” ka denoncuar rastin e kopshtit “Kamza e re” ku gjatë vitit 2017, dy mësuese parashkollori, janë emëruar një nga zyra arsimore dhe tjetra nga Bashkia Kamëz, kur të drejtën për emërimet e ka vetëm një institucion.

Mësueset e emëruara prej disa muajsh nga Zyra Arsimore dhe Drejtoritë e shkollave përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”, nuk janë paguar nga ana e Bashkisë Kamëz  edhe pse kjo e fundit ka për detyrë realizimin e pagesave të mësuesve nga fondi që ministria e arsimit i ka vënë në dispozicion. I pyetur nga gazetarët e Boom, drejtori i shkollës “Kamza e re” thotë se emërimi në bashkëpunim me Zyrën Arsimore është bërë konform ligjit, mësuesja disponon një vendim dhe një kontratë të rregullt  pune, ndërsa për mësuesen e emëruar nga bashkia Kamëz, nuk disponon asnjë dokument.

LEXO DHE :  Krimet elektorale/ Rama: Gratë e administratës nuk do i gjejë gjë, ama burrat përjetë s’do puthin administratën

Përgjegjësi i burimeve njerëzore në Zyrën Arsimore Kamëz, shpjegon për “Boom” se deri në miratimin në kuvend të ndryshimeve të propozuara në ligjin 69/2012 për sistemin arsimor parauniveristar, emërimi apo shkarkimi i mësuesve të arsimit parashkollor, është kompetencë e drejtorive të shkollave, sipas përcaktimit të nenit 60 të ligjit për arsimin parauniveristar.Vetëm pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve kjo kompetencë do i kaloj Bashkive.Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Bashkisë Kamëz Artan Dervishi është shprehur se reforma territoriale përcakton mirë 7 kompetencat që i kalojnë bashkive mes tyre dhe atë për arsimin parashkollor.

Për të kërkuar një zgjidhje në lidhje me mësueset e papaguara, “Boom” ju drejtua dhe institucionit të prefektit të Qarkut Tiranë, i cili monitoron bashkërendimin e punës mes institucioneve. Pas investigimit të emisionit “Boom” Bashkia Kamëz ka marrë përsipër të bëj pagesën e mësueseve brenda muajit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.