Mesi apo Ronaldo? E thotë shkenca: Ja kush është më i mirë!
Dritare.net
Tanimë, kjo dilemë ka marrë fund, të paktën shkencërisht.
Universiteti i Leuven në Belgjikë. I renditur si një nga shkollat më të mira në botë, Leuven në bashkëpunim me kompaninë e specializuar në të dhëna dhe statistike, Sci Sports, doli në përfundimin se më i miri është Lionel Mesi.
Shkencëtarët, morën në analizë të gjitha ndeshjet e futbollistëve që nga viti 20013, në bazë të parametrave të ndryshëm dhe një sistemi të quajtur VAEP, (Valicing Actions by Estimating Probabilities): Kjo përfshin goditjet, pasimet, driblimet dhe kontrastet në fushë, gjithçka bën një futbollist për të influencuar në rezultat si në mbrojtje dhe në sulm.
Në bazë të llogarive të veçanta, Mesi ka një mesatare më të mirë sesa Kristiano Ronaldo. Leuven University bëri të ditur se vlerësimet për Messin dhe Ronaldon kanë qenë të përafërta në tre sezonet e para, por, pas 2015/16, argjentinasi ka nisur shkëputjen e ndjeshme, duke lënë pas portugezin./ I.M-Dritare.net