Mesazhi prekës i babait të aktivistit të vrarë të Vetëvendosjes
E Hënë 28 Tetor 2019, 22:10
Dritare.net
Sot, në Prishtinë është mbajtur një ceremoni përkujtimore për Deharin, ndërsa në këtë aktivitet kanë marrë pjesë qindra qytetarë të cilët kanë shprehur solidaritetin dhe dhimbjen me familjen Dehari.
Ata janë mbledhur në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, aty ku është ngritur edhe murali përkujtimor për Deharin.
Më këtë rast babai i të ndjerit Astrit Dehari, ka shkruar në mur një dedikim prekës në emër të familjes Dehari për të birin e tyre.
“Astrit, shëmbëltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjallë dhe ngadhnjimtare!
Avni, Xhemile dhe Arta Dehari”-thuhet në shkrimin e Babait të Astritit./ I.M-Dritare.net