"U shua papritur Mbretëresha e Harqeve, ylli i arkitekturës ultramoderne ZAHA HADID, e cila godinat i bëri xhevahire në trupin e qyteteve të botës. Lamtumirë Madhëri!"
Siç shihet edhe në video, Hadid ishte një arkitekte me famë botërore, e cila ka realizuar gjatë karrierës së saj, projekte neofuturistike, të karakterizuar nga forma harkore. Ajo ishte gruaja e parë që u nderua me çmimin Pritzker në Arkitekturë, në vitin 2004. Ajo mbante gjithashtu urdhrin 'Dame Commander' që iu dorëzuar nga Mbretëresha e Anglisë në 2012. Disa nga veprat e saj janë: Aquatic Centre në Lojrat Olimpike të Londrës 2012, Guangzhou Opera House në Kinë, The Jockey Club Innovation Tower në Hong Kong, Eli and Edythe Broad Art Museum në USA, Heydar Aliyev Cultural Centre në Azerbaixhan e të tjerë./dritare.net/