Mesazhi frymëzues i Dafina Zeqirit për vajzën 11-vjeçare që kujdesej për familjen e saj!

Historia e fundit që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishte ajo e Rubies e cila kishte zgjedhur emisionin për të surprizuar vajzën e saj, Klodjanën.

Rubia ishte lindur dhe rritur në një familje të madhe me shumë anëtarë e cila kishte pasur probleme të vazhdueshme ekonomike. Në moshën 19-vjeçare, ajo ishte martuar me mblesëri dhe nga kjo martesë kishin ardhur në jetë 3 fëmijë. Më vonë Rubia kishte mësuar se bashkëshorti i saj kishte edhe 3 fëmijë të tjerë nga një martesë tjetër.

Fatkeqësisht vështirësitë ekonomike e kishin ndjekur Rubien dhe për këtë arsye bashkëshorti i saj ishte detyruar që të emigronte duke e lënë atë vetëm me fëmijët. Që t’i siguronte fëmijëve të saj një jetë më të mirë dhe t’iu plotësonte atyre të gjitha dëshirat, Rubia kishte filluar punë si ndihmës-kuzhiniere. Klodjana, vajza e saj e madhe që ishte vetëm 11 vjeç, kujdesej për vëllain dhe motrën më të vogël, kur e ëma e tyre ndodhej në punë.

Rubia ndihej në faj sepse ajo kalonte shumë pak kohë me fëmijët e saj dhe ndjente se Klodjana nuk po jetonte fëmijërinë si të gjithë moshatarët e saj. Për këtë arsye Rubia kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje Klodjanës dhe për ta falenderuar për sakrificat që ajo bën. “Të kam lënë në dorëzim diçka që t’i nuk duhet ta kesh, por unë duhet të të kërkoj shumë falje. Kjo është puna ime dhe jo jotja, prandaj mami të falenderon shumë!”

LEXO DHE :  U vranë vëlla e motër, Dom Gjergj Meta: Diçka nuk shkon me shoqërinë tonë, kemi rënë shumë poshtë moralisht

E ftuar surprizë për Klodjanën ishte këngëtarja e famshme, Dafina Zeqiri e cila ka pasur një histori pothuajse të ngjashme me atë të Klodjanës. “Ne mund të bëjmë të pamundurën, sepse ne jemi të forta. Ne kemi të njëjtën histori dhe ti ke për të arritur shumë në jetën tënde, më shiko mua ku jam tani, prandaj mos u dorëzo. Ne jemi femra dhe jemi të fuqishme dhe duhet të bëhesh e fortë që të realizosh çdo gjë!”,- ishte mesazhi i Dafinës për Klodjanën e vogël./Top Channel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.