Merrnin mesazhe kërcënuese, 6 politikane femra japin dorëheqjen brenda javës në Britani
E Premte 1 Nëntor 2019, 09:09
Dritare.net
Eksodi vjen pas një numri rekord të grave të zgjedhura në Parlament në zgjedhjet e vitit 2017, informon dritare.net.
Sekretarja e Kulturës dhe deputetja konservatore Nicky Morgan ishte e fundit që dhanë dorëheqjen të mërkurën në mbrëmje.
Kërcënimet ndaj politikaneve femra në Britani janë aq të forta se disa prej tyre kanë instaluar alarme paniku në shtëpi, informon dritare.net.
Politikanët britanikë thonë se edhe ata kanë marrë pafund mesazhe kërcënuese që nga votimi që Mbretëria e Bashkuar të lërë Bashkimin Evropian, në vitin 2016./E.B-dritare.net