Mero Baze: Vangjel Dule nuk përfaqëson minoritetin, por Agimin e Artë
E Enjte 8 Nëntor 2018, 23:11
Dritare.net
Baze ka deklaruar se pakica greke në Shqipëri është një pasuri kombëtare ndërsa shprehet se përfaqësimi politik i tyre është shumë i varfër.
“Vangjel Dulja më mirë ta shpalli që është përfaqësues i Agimit të Artë. Pakica greke, është e moderuar, e kulturuar, krejt e kundërta e përfaqësuesve politikë. Përfaqësimi politik është shumë i varfër, nuk përfaqëson si duhet pakicën greke. Pakica greke nuk ka konflikt me palën shqiptare. Nuk di për shembull, të ketë konflikt mes një dropulliti dhe një tepelenasi. Pakica greke është gjë krejt tjetër, është pasuri për Shqipëri“, u shpreh Baze./ I.M-Dritare.net