Merkel nuk duron më/ Ultimatum Vuçiç: Ose pranoni qëndrimin tonë për Kosovën, ose do keni pasoja të rënda

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel duket se është e prerë në lidhje me çështjen Kosovë-Serbbi.

Së fundmi, media ‘Espreso.rs’ ka shkruar se Merkel, i ka dhënë ultimatum presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, pasi në të kundërt, Serbia do të ketë pasoja të rënda.

Aleksander Vuçiç tashmë deklaron se s’ka asgjë sa i përket idesë për korrigjim të kufijve.

“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

LEXO DHE :  Ashtu siç ju thamë, Renato nuk iku nga Topi!

Nga ana tjetër, Angela Merkel e ka përsëritur disa herë që korrigjimi i kufirit dhe ndarja e Kosovës nuk janë opsione, të cilat gjejnë mbështetje nga Gjermania./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.