Merkel fet për sulmin në Berlin: Do të marrim masa
E Martë 20 Dhjetor 2016, 12:12
Dritare.net
Merkel u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe tha se kjo ngjarje nuk mund t’i bëjë gjermanët të jetojnë me frikë.
“Ne çdo ditë përballemi me krizën e refugjatëve, punojmë për ta zgjidhur këtë situatë. Një mbledhje do të vijojë për të përcaktuar masat që do të merren. Bashkë me ministrin e Brendshëm do të vizitojmë të plagosurit. Miliona njerëz sot në mëngjes kanë menduar se duhet të vizitojmë edhe vendin ku ndodhi ngjarja. Unë nuk e kam ende një përgjigje për këtë sulm, por ju garantoj se nuk do të jetojmë me frikë", u shpreh Merkel.
Kancelarja gjermane tha se personi që kreu sulmin, kishte kërkuar azil. Gjithashtu shërbimet e fshehta kishin paralajmëruar për rrezikshmërinë që paraqeste ky person.