Prindërit e Melania Trump marrin shtetësinë amerikane
E Enjte 9 Gusht 2018, 19:07
Dritare.net
Prindërit e Zonjës së Parë morën shtetësinë të enjten, njoftoi avokati i tyre i imigracionit, Michael Wildes.
Viktor dhe Amalija Knavs kanë jetuar në Shtetet e Bashkuara me karta të gjelbërta .
Gjithsesi ende nuk dihet nëse ata janë shtetas të përhershëm të SHBA.
Viktor dhe Amalija Knavs, 73 dhe 71 vjeç, përkatësisht, janë në pension, dhe ata mbajnë kontakte të rregullta me familjen Trump.
Gjithsesi duhet kujtuar se Donald Trump ka qenë kundër politikës së marrjes së shtetësisë, i ashtuquajtur “zinxhir familjar” që nënkupton, kur një person nga familja është shtetas amerikan, ai mund të bëjë bashkim familjar, në mënyrë që pjesëtarët e tjerë të familjes të bëhen shtetas amerikanë./ I.M-Dritare.net