Meghan Markle konfirmon se babai i saj nuk do të jetë në dasmë!
E Enjte 17 Maj 2018, 17:05
Dritare.net
Ditën e sotme përmes një postimi një Twitter, Meghan ka konfirmuar se babai i saj nuk do të jetë në dasmë.
“Me keqardhje, babi im nuk do të marrë pjesë në dasmën time. Unë jam kujdesur gjithmonë për të dhe shpresoi që atij t’i jepet hapësira e nevojshme për t’u fokusuar në shëndetin e tij”, tha Meghan.
Në deklaratën e saj të shkurtër, Meghan gjithashtu falënderoi "të gjithë ata që ofruan mesazhe mirëdashëse dhe mbështetjeje", duke përsëritur se ajo dhe Harry presin që të ndajnë ditën e tyre të dasmës me publikun këtë shtunë./D.M-Dritare.net
A statement from Ms. Meghan Markle: pic.twitter.com/TjBNarmuBU
— Kensington Palace (@KensingtonRoyal) 17 May 2018