Mediat serbe: Vuçiç duhet ta njohë edhe zyrtarisht Kosovën e pavarur

Mediat në Serbi vazhdojnë me sondazhe, përmes së cilave po hulumtojnë opinionin publik lidhur me çështjen e Kosovës dhe njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia. Në sondazhin e realizuar nga portali i gazetës “Danas’,  42 për qind e qytetarëve serbë besojnë se qeveria aktuale do ta njohë pavarësinë e Kosovës, kurse  në të njëjtin sondazh në Twitter më shumë se 50 për qind e pjesëmarrësve e thonë të njëjtën gjë.

Në sondazhin  me pyetjen “Si mendoni se do të zgjidhet çështja e Kosovës gjatë mandatit të qeverisë së tanishme?”, në faqen e internetit të gazetës ‘Danas’ kanë votuar 741 qytetarë.

Shumica e pjesëmarrësve në sondazh, ose 42 për qind prej tyre, besojnë se çështja e Kosovës do të zgjidhet me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ndërsa, në sondazhin e kësaj gazete në Facebook “A jeni për demarkacion në mes të Serbisë dhe Kosovës?”, kanë votuar 3,600 qytetarë dhe prej tyre 68 për qind votuan kundër  demarkacionit, kurse 32 për qind e kanë votuar në favor të kësaj ideje.

Shumë qytetarë e kanë komentuar anketën, duke dhënë mendime të ndryshme mbi këtë temë.

LEXO DHE :  Spartak Ngjela: Meta në regres mendor, i duket vetja sovran

Në një  koment thuhej “Njohja faktike e Kosovës menjëherë, që do të thotë se Serbia nuk do ta pengonte më Kosovën të bëhej anëtare e OKB-së dhe e të gjitha organizatave ndërkombëtare. Një vendim i tillë sigurisht që do të përmirësonte pozitën e serbëve në Kosovë, respektivisht marrëdhëniet midis dy shteteve dhe dy popujve”.

Nga ana tjetër, disa vlerësojnë se Serbia nuk mund dhe nuk guxon të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj.

“Serbia është anëtare e Kombeve të Bashkuara me kufij të qartë, duke përfshirë Kosovën në përbërjen e saj, plus Rezoluta 1244,plus gjysma e globit nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, kështu që ai shtet mund të ekzistojnë vetëm në letër. Nuk do ta kemi më mirë nëse heqim dorë nga një pjesë e territorit, kjo  mund të shkaktojë probleme të reja rreth kufijve”, thotë njëri lexues në komentin e tij.

Disa, megjithatë, besojnë se gjëja më e rëndësishme është të vijë deri te pajtimi mes dy popujve, në mënyrë që të fillohet me zgjidhjen e ndonjë çështje tjetër./E.D-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.