Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Me tren nga Koreja në Rusi, Kim Joung-Un pritet me lule, bukë dhe kripë

Me tren nga Koreja në Rusi, Kim Joung-Un pritet me lule, bukë dhe
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbërritur në qytetin rus të Vladivostokut përpara takimit të tij të planifikuar me presidentin rus Vladimir Putin.

Televizioni shtetëror rus tregoi pamjet kur Kim zbret në stacionin hekurudhor.

Kim Joung Un dhe Putin do të zhvillojnë takimi ne tyre të parë të enjten, por nuk kanë planifikuar të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje, shkruan Dritare.net.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut ka udhëtuar me tren, nga Pheniani drejt Rusisë në një udhëtim 9 orësh.

Pas kalimit të kufirit rus, Kim u prit në Rusi me me lule, bukë dhe kripë - një traditë ruse për të mirëpritur mysafirët.

Kim tha se ishte "i lumtur që është në tokën ruse"./ I.M-Dritare.net