Më trego çfarë peme të Vitit të Ri ke, të të them kush je!
E Hënë 23 Dhjetor 2019, 18:06
Dritare.net
Ne në dritare.net e kemi dekoruar pemën dhe kemi zbuluar shumë gjëra për veten tonë. Prandaj neve ju ftojmë të na bashkoheni në këtë test tërheqës. A jeni i qetë dhe modest? Apo ndoshta ju jeni personi më i shoqërueshëm në botë? Le ta zbulojmë!
Ajo çfarë duhet të bëni është të shikoni foton më lart dhe të zgjidhni pemën tuaj të Vitit të Ri. Pastaj shikoni në tekst dhe zbulojeni çfarë njeriu jeni!
- Nëse keni pemën si kjo në foto, atëherë nënkuptohet se ju jeni njeri shumë konservator, i sigurt në veten tuaj dhe e dini çfarë ju duhet. Ju jeni një person i besueshëm që është i gatshëm të mbështesë të tjerët. Ju pëlqejnë rregullat dhe përpiqeni gjithmonë t'i ndiqni ato. Juve bëni çdo gjë plan dhe nëse ju shkojnë gabim, çmendeni.
- Ju preferoni që pema juaj të jetë çdo ngjyrë tjetër përveç jeshiles, dhe kjo mund të nënkuptojë që ju pëlqen të qëndroni larg nga turma. Nuk doni të jeni në qendër të vëmendjes dhe i shkelni shpesh rregullat. Fakti që mund të jeni në vështirësi nuk ju tremb kurrë.
- Nëse keni pemën si në foto, kjo tregon se ju jeni person kontradiktor. I ndryshoni shpesh planet dhe e keni të vështirë të bëni një zgjedhje. Bëni shpesh kompromise dhe përpiqeni t’i bëni njerëzit e tjerë të lumtur.
- Nëse keni një pemë me shumë drita, kjo nënkupton se ju jeni një person i ndritshëm dhe i pavarur. Ju pëlqen vetja juaj dhe përpiqeni të jeni në qendër të vëmendjes. Ju pëlqejnë shumë ahengjet, party-t dhe jeni person i shoqërueshëm.
- Nëse pema Vitit të Ri duket si kjo, tregon që ju jeni një ëndërrimtar që vepron në mënyrë të paparashikueshme. Ju jeni të hapur për të gjitha mundësitë që jeta ju ofron. Por për shkak të shumë aktiviteteve që bëni dhe ideve që keni, ndonjëherë nuk arrini ta përfundoni një gjë para se të merrni tjetrën.
- Nëse keni zgjedhur një pemë si kjo, mund të nënkuptojë se nuk ju pëlqejnë surprizat dhe ndryshimet në mënyrën tuaj të jetesës. Ju jeni modest dhe i qetë, dhe nuk doni të tërhiqni vëmendje./K.C/dritare.net