Më thuaj cili ushqim të pëlqen, të të them si je në krevat
Dritare.net
Dashuron picat: dembel
Nëse ushqimi i tij i preferuar është pica, do të thotë se në shtrat është dembel. Edhe në jetë gjithashtu. I pëlqen të rrijë në kolltuk gjithë ditën. Jeta seksuale me një të dashuruar pas picave do të jetë e vështirë, pasi ky person nuk do të përpiqet shumë, por ana pozitive është se do të hani shumë pica.
Pëlqen “nacho”t: i ndyrë
Njerëzit që pëlqejnë “nacho”t nuk e kanë problem të bëjnë shumë gjëra në shtrat. Është një ushqim që kur e ha bëhesh pis me salca dhe dukesh si derr, por këta persona nuk e vrasin mendjen se si duken. Në momente intime nuk e njohin turpin.
Preferon biftekun: dashnor i fuqishëm
Ata që kanë si ushqim të preferuar biftekun janë shumë burrërorë dhe të fuqishëm. Janë paksa me instikte primale, por do ju bëjnë të ndiheni mirë.
Ha sushi: dashnor ekzotik
Pëlqen filmat autor dhe pi verë ose koktejle të rafinuara. Seksi për këta tipa është intelektual po aq sa edhe fizik. Me qetësi të sugjeron një pozicion dhe planifikon që më përpara lëvizjet. Pëlqen të provojë pozicione të reja dhe të pamundura ndonjëherë.
Pëlqen çokollatën: romantik
Një mashkull i tillë nuk bën seks, por dashuri. I pëlqen ta shohë në sy të dashurën gjatë atij momenti. Misionari është pozicioni i preferuar.
Makarona me djathë: dashnor i thjeshtë
Nëse pëlqen të hajë vetëm makarona me djathë, atëherë kemi të bëjmë me një tip që kënaqet duke ndenjur në shtëpi dhe duke parë filma me të dashurën. Seksi për të është argëtues dhe i thjeshtë, shkruan revista ‘Shije’. Pas filmit, bën dashuri dhe direkt gjumë. Nuk i pëlqen asgjë e ndërlikuar si kamzhiku apo prangat. Thjesht seks./panorama