Më thoni çfarë buzëkuqi përdorni , t'ju them çfarë personaliteti keni!
Dritare.net
Buzë me ngjyrë portokalli
Ju keni një ndjenjë të madhe humori dhe zakonisht kaloni kohën tuaj të lirë përreth miqve ose duke takuar njerëz të rinj. Njerëzit ju duan për pozitivitetin tuaj.
Buzë të kuqe
Ju jeni të guximshëm dhe të patrembur kur hasni sfida të reja. Një nga gjërat më të rëndësishme për ju është realizimi i ëndrrave që keni në jetë dhe të punoni për të arritur qëllimet.
Rozë
Ju jeni njeriu që i kuptoni të gjithë të tjerët. Sa herë dikush ka një problem, përplaset te ju. Jeni shumë të dashur dhe emocional. Grupi shoqëror ju vlerëson për ndjeshmërinë që keni.
Nude
Ju shijoni gjërat e thjeshta në jetë. Ajo që ju e vlerësoni më së shumti është ndershmëria.
Të zeza
Nuk ju intereson çfarë të tjerët mendojnë për ju. Jeni shumë të pavarur dhe doni të shijoni çdo çast deri në maksimum. Rebelë, sepse motoja juaj është që rregullat janë bërë për tu thyer./L.F-dritare.net