Foto/ Masakroi me thikë të shoqen dhe u hodh nga pallati, kush ishin dy viktimat në Librazhd!
E Shtunë 7 Shtator 2019, 08:08
Dritare.net
Pas xhiros së mbrëmjes në pedonalen e qytetit, çifti është kthyer në apartamentin ku jetonin vitet e fundit. Pak minuta pasi janë futur në dhomën e tyre, në rrethana ende të paqarta, ka ndodhur krimi. Mësohet se në banese ka qenë djali, ndërsa vajza ndodhej në Tiranë.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e këtij krimi të rëndë në familje, por policia ka nisur me hetimet, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes./K.C/dritare.net