Me pushime në Greqi? Rama u përgjigjet mediave greke dhe atyre shqiptare!

 

Mediat greke raportuan se kryeministri Edi Rama kishte zgjedhur si destinacion për pushimet e kësaj vere Greqinë. Lajmi u përhap shpejt edhe në mediat shqiptare. Mirëpo, kreu i qeverisë i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet për këtë rast. Rama thotë se lëvizja e kryeministrit dhe gjithë kabinetit qeveritar, është e kufizuar brenda territorit të Shqipërisë.

“Madje që ta merrni vesh me këtë rast,meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti nuk ju interesojnë): Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministra”.

Më tej me nota humori ai përshëndet greqisht nga Surreli, ndërsa shton se nga vera e 2013, kur ka marrë postin e kryeministrit ai nuk ka bërë pushime askund tjetër veçse në Shqipëri.

LEXO DHE :  Rama viziton në spital të lënduarit: E mira s’ka fund, çdo gjë do verifikohet

“Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia😁.Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani,isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?Jo në Greqi,po askund përveçse në Shqipëri,s’kam bërë e s’bëj pushime si KM,qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X. Ehhh🤭 Ç’e ka gjetur këtë milet me lajmet në internet. Tamam hedh një budalla një gur në lumë dhe  100 të mençur s’e nxjerrin dot…”-shkruan Rama./L.F-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.