"Më njihni mua, ju vras të gjithëve", 48 vjeçari tentoi të aksidentonte pasagjerët
E Hënë 26 Dhjetor 2016, 09:09
Dritare.net
Me pas ka kapur timonin duke e devijuar mjetin, dhe si pasojë e kësaj mjeti është përplasur me trafikndarësen, e cila ka penguar daljen e tij jashtë rrugës që do të kishte sjellë edhe pasoja në jetë njerezore. Drejtuesi i mjetit është munduar të mbajë kontrollin e tij dhe ka arritur ta ndalojë mjetin. Pasi mjeti ka ndaluar, shtetasi Ferdinand Rapaj ka tentuar të largohet por është mbajtur nga pasagjerët dhe më pas arrestuar nga policia. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë” e parashikuar nga Neni 79/ë – 22 i Kodit Penal.