“Me një listë keni vrarë disa zogj?”, ja si përgjigjet Basha!

Kreu i PD Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘Top Story”, i pyetur lidhur me kritikat që ka pasur, si jashtë ashtu dhe brenda partisë, për sa i përket përzgjedhjes së listave të kandidatëve për deputete në zgjedhjet e 25 qershorit, është shprehu se ndryshimi në lista është shumë i thellë.

Është hera e parë që dilni në një emision politik që pas marrëveshjes së 18 majit. Kanë qenë ditë të vështira, por jo vetëm për ju. Do të doja ta nisja, është e vërtetë që këto foto u shfaqën në mitingun e PD.

Unë i shoh për herë të parë këtu në studion tuaj. Mitingu ishte i jashtëzakonshëm. Angazhimi i shkodranëve për fitoren e betejës së Republikës së Re më 25 qershor, daton që prej 18 shkurtit. Unë jam i ngazëllyer nga pjesëmarrja në mbështetje të ekipit fitues.

Nuk u shmangemi dot pyetjeve që lidhen me listën e kandidatëve për deputetë, ku ra në sy largimi i shumë veteranëve dhe shumë kritikëve. Pse e bëtë këtë ndryshim?

“Fakte tregojnë të kundërt. Lista është përshëndetur dhe është pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Ndryshimi në lista është shumë i thellë.

LEXO DHE :  Nëse e dashura ju kontrollon telefonin, ka këto probleme psikologjike!

Lista është përshëndetur dhe është pritur me entizuazëm të jashtëzakonshëm, jo vetëm nga partia, por edhe nga publiku, akademikët, shoqëria civile dhe media. Të të jap disa shifra sesa i thellë është ndryshimi, kemi 41 gra në 140 kandidatë, 82 përqind e kandidatëve që nuk kanë qenë kurrë deputetë, 42 përqind të rinj nën 40 vjeç dhe 33 përqind nën moshën 35 vjeç. Kjo është një listë që përfaqëson dëshirën, kërkesën e kohës dhe qytetarëve për daljen e PD me një ekip të lirë dhe demokrat.

Ku nuk ka njerëz të përjetshme politike por ka qarkullim elitash. Padyshim që në ketë listë ka njerëz që vijën për herë të parë të cilët janë të provuar.

Ndryshimi është zhvillim dhe është përparim. Ne jemi paraqitur me një listë fituese. Ky do të jetë një ekim përfaqësues i vlerave”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.