'Më ndave nga gruaja', 41 vjeçari nga Kamza ia bën jetën ferr kunatës
E Martë 23 Janar 2018, 21:09
Dritare.net
Një 41 vjeçar po procedohet penalisht pasi dyshohet se ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme kunatën e tij nëpërmjet thirrjeve telefonike.
Shtetasi F.H sipas policisë telefonon vazhdimisht kunatën e tij, nusen e vëllai duke e akuzuar si shkaktare për ndarjen e tij nga bashkëshortja.
“Më datë 22.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.H, vjeç 41, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka shqetësuar në telefon kunatën, B.B, vjeç 40 duke e fajësuar për ndarjen e tij nga bashkëshortja, motra e saj. Neni 275 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë./d.m-dritare.net