Me kë është e lidhur Rita Ora? Këngëtarja rrëfen të vërtetën

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka folur për romancat e saj mes thashethemeve se i ka dhënë fund marrëdhënies me Andreë Garfield dhe është lidhur me Liam Payne.

Ylli i popit raportohet se është ndarë nga aktori i Spider Man, Andreë Garfield në mars duke nisur një romancë të re me këngëtarin Liam.

Por, Ora, ka hedhur poshtë çdo lloj thashethemi se është në një lidhje, duke u shprehur se është e fokusuar vetëm tek karriera e saj muzikore.

“Është shumë e vështirë. Me të vërtetë nuk është koha e duhur. Thonë se jam e lidhur me çdo lloj mashkulli me të cilin jam takuar. Por për të qenë e sinqertë, tani lidhjet nuk janë prioriteti im,”-tha 28-vjeçarja, Rita Ora në një intervistë për “The Sun”.

LEXO DHE :  Çfarë fshihet pas fotove perfekte? Ja si mund të bëheni fotografë profesionistë!

“Por nuk dua të lë për shumë vonë sepse dua të kemi një familje të madhe në të ardhmen,”-shtoi këngëtarja.

Rita, e cila po përgatitet për nisjen e turneut evropian për albumin e saj më të fundit, Phoenix, gjithashtu hodhi poshtë thashethemet se është në lidhje me Liam.

“E di që njerëzit kanë thënë se kam diçka me Liam Payne, dhe ai është një nga njerëzit më të mirë që kam takuar, por ne jemi vetëm miq të ngushtë.”-tha këngëtarja./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.