Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është kërcënuar me jetë nga një person i panjohur. Kotzias mori një telefonatë nga një i panjohur, i cili i tha se do të ekzekutohej. Edhe në të kaluarën, ish-ministri ka marrë kërcënime, për shkak të pozicionit të tij në çështjen e emrit të Maqedonisë. Një nga rastet e kërcënimit ishte edhe marrja e një zarfi përmes postës, me një plumb brenda./K.C/dritare.net