Me gotë plastike në dorë, dhe i ulur në trotuar, Basha takon studentët
E Premte 21 Shkurt 2020, 17:05
Dritare.net
Kreu i Partisë Demokratike, është takuar ditën e sotme me disa studentë tek Universiteti Politikenik i Tiranës.
Basha duke postuar një foto në rrjetet sociale që shihet i ulur në trotuar dhe me një gotë plastike në dorë shkruan: Ne do të punojmë parreshtur që të rinjtë mos të largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta.
Sot në mëngjes me disa nga të rinjtë që një javë më parë ju përgjigjën pyetjes time në Instagram se "ç'vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit".
Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë.
#PotëDëgjoj/ I.M-Dritare.net