Më erdhi gjynah për Bashën

Nga Dritan Hila

Mitingu i djeshëm ishte më i pakuptimti. U vendos kur Sati ishte brenda, por për fat Saiti tani është gjallë e shëndoshë në spital duke gëzuar momentet e lavdisë së tij.
Mesa duket Basha donte ta përshkallëzonte agresivitetin e mitingjeve të tij, por i pati të gjithë kundër.
Kundër ishin qytetarët e Tiranës, të cilët nuk duan skena dhune në rrugët e qytetit. Dy kazanë plehrash të djegur dhe disa molotov mjaftuan të risjellin në kujtesë ‘97-ën. Nuk ka aleat më të madh të Ramës sesa aktet e dhunës dhe Berisha në mes të turmës.
Kishte kundër një pjesë të establishmentit demokratas, të cilët nuk e miratojnë sulmin fizik ndaj institucioneve ku nesër duan të hyjnë dhe imazhi negativ u prish bizneset.
Dhe mbi të gjitha kishte kundër ambasadat e akredituara në Tiranë. Jo vetëm atë të SHBA-së dhe Gjermanisë, por edhe përfaqësia italiane, një mirëkuptuese e demokratëve, ishte kundër përshkallëzimit.
Dje Basha ishte për keqardhje. I lagur, në një mot aspak miqësor, i braktisur edhe nga aleatja e tij e cila mesa duket ka filluar të mendojë për veten, me një grusht besnikësh që e shumta mund të djegin një rrugë por nuk ngjallin simpatinë e askujt, mes presionit të Berishës që kërkon radikalizim dhe Ramës që është gati të drejtojë edhe nga Skrapari, por mos dëgjojë fare zërat për dorëheqje.
Këshilltarët mizerabël mesa duket i kanë thënë Bashës të sulmojë edhe përfaqësitë e huaja. Basha në vetvete është natyrë paqësore, por hajvanët që e kanë këshilluar që në ditët më të ulëta të kuatove të tij, të sulmojë pikërisht shpresën e vetme që mund t’i japë dorën dhe nxjerrin nga balta, nuk paskan as nuhatjen e një koneje të sapolindur.
Parulla dhe demonstrimi para shtëpisë së Boschardt ishte një kërcënim tipik. Nuk lexohet ndryshe në perëndim ky mesazh përveçse “ne ta dimë shtëpinë dhe po e zgjate të gjejmë.” Interpretimet e tjera janë profane. Reagimi i trupës së akredituar në Tiranë diti ta lexojë mesazhin dhe reagoi. Mbetet që këshilltarët mos t’i japin edhe idenë që të nisë kalamajtë e forumit rinor të PD-së me parulla “Yankee go home” para rezidencës së SHBA-së. Kjo do ta bënte groteske, por njëkohësisht qaste një pamje të vjetërsuar të PD-së.
Është e vërtetë që mungesa e pushtetit të gërryen më shumë se pasja e tij. Por të paktën djemtë e shkolluar jashtë duhet t’u punojë fantazia diçka më shumë sesa skemat e para 20 vjetëve të Berishës me marshimet e përditshme në bulevard dhe sharjet për Mariza Linon.
Në një Tiranë që nuk ka ndërmend të vritet për doktorin, madje as Kamza përveç të punësuarve të Mziut; në kushtet kur perëndimi as ia del të kuptojë hapin e ndërmarrë nga opozita, Bashës ose i duhet të ndërrojë strategji, ose ka për të mbetur rrugëve të Tiranës. Dhe për këtë variant Rama ka caktuar si interlokutor Sandër Lleshajn i cili ngjan se ka rezerva të mjaftueshme gazi për biseda të zgjatura me protestuesit./dritare.net

LEXO DHE :  Makina përplaset me murin, humb jetën një 34-vjeçar në Gjirokastër

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

8 KOMENTET

  1. “…ndrysho strategji!”,keshillon
    artikullshkruesi mendjendritur ,por qe fatkeqesisht nuk ia lejon “kapaciteti” qe te ofroje ndonje variant tjeter-“stategjie”.Do t’i isha shume mirenjohes drit-anit ,qe te me ndriconte mendjen time te hallakatur kundrejt kesaj dileme: E di qe pushteti merret me vote.Por a garanton vote te lire dhe te ndershme Rama ne pushtet?!Ne se po, ti qofsh! Ne se jo,pa medyshje duhet te perkrahim moton e protestes ” Rama ik”!? Cdo derdellisje jasht kesaj logjike do te ishte “grirje sallate”!!!

  2. Z. Dritan,
    Je artikuluesi me brilant i situates. Duke u ngritur mbi interesat e dites, fjala jote merr nje fuqi magjike dhe behet interpretuesja me racionale e atyre qe duhet te shohim pertej tymit dhe flakes se kapsollave dhe molotoveve. Ndoshta e ekzagjeroj ne konstatimin tim, por sjellja dhe retorika e Lulashit ngjason me ate te Adolfit, para se te vinte ne pushtet. Megjithese, ku Adolfi e ku Lulashi! Por, qe do te duket si bretkosa e fabules, per kete jam i sigurt ! Njerezit normale, qe duan qetesi dhe siguri, dhe qe perbejne shumicen, jo vetem qe nuk i ka me vete, por jane te mezipritur t’ja tregojne edhe nje here vendin. Me vote! Jo me dhune! Nga ana tjeter, edhe te shkretet militante po shterojne. Dhe do vije koha qe edhe ata do ta braktisin. Se ata nuk i prehu malli per Lulin, jo! I shkojne pas pasi dhunen e kane si kolateral, per ndonje vend pune ne ushtri a polici. Se per te tilla zanate i ka stervitur Sala dhe Luli prej kaq kohesh. Pati edhe nje rast ne shown e zjarrshem te djeshem kur Luli doli nga vetja duke thene qe mikrofonin ia lagu shiu. Ne fakt, ate ia kishte lagur Rama paraprakisht ! Dhe presim ne qe keta kriminele dhe keqberes te na drejtojne neser! Mos e dhente zoti. ! Dhe s’ka per ta dhene !

  3. Qofte,
    Ti je i ndergjegjshem se Rama jot nuk garantone zgjedhje te lira.
    Une e di qe ti jetone me te lepira bythe, edhe per kete shkrim ke mare shume lepirje falas.
    E bere normen per nje jave.

  4. Z. Dritan,
    Sinqerisht, edhe mua me vjen gjynah per keto mendje te turrullosura. Mirepo pushteti te le edhe pa mend. Sepse, keta ate e kane qellimin te vetem. Nuk kane rendesi instrumentet qe perdorin. As se cfare thone te tjeret. Ti vetem vazhdo avazin tend. Nuk ka rendesi se cfare ndodh rreth teje, aq me pake c’ka mendojne te tjeret. Kjo nuk hyn ne pune fare. Ti je bere i verber, do te vrasesh veten, por te tjeret kerkon qe mos ta besojne. Je i semure psiqik, por nuk do qe te tjajtojne si pacient. Ty te brejne halushinacionet ne subkoshience se te kane vjedhur voten, sepse cuditesh se si mund te kete fitimtar vec teje. Dhe keshtu, ti mashtron, dezinformon ben te bardhen te zeze, skermit dhembet e thyer dhe hiqesh si i forte per te marre vemendje dhe per te ushtruar presion, nuk vret mendjen se te dalin en block kunder nderkombetaret, dhe prap ti je europian, ti kercenon, djeg dhe shkreton dhe serish therret :ne jemi si gjithe europa. Por prape, kane edhe nje “te drejte” ! A jane ndeshkuar ndonjehere per bemat e tyre?! Asnjehere! Prandaj kjo rrace politikanesh duhet perbuzur dhe ndeshkuar. Nje here e pergjithmone.! Me vote! Kjo eshte ajo qe pelqej tek ju z.Dritan. Qasja ndaj se vertetes. Ne momentin qe ajo del nga pena juaj, te gjithe keto paradokse dhe interpretime te qellimshme diabolike bien.
    Te pershendes dhe te falenderoj.

  5. Z. anonim Taulant balla,
    Nu kam asnje koment per “komentin ” tend. Se po ta nis une me ate variant, nuk di ku do perfundoj. Sidoqofte, te mirekuptoj per situaten. Ndoshta mund te mos jesh ne gjendje qe mendimet e tua te lira t’i renditesh ne nje menyre tjeter, qe te perfitojme nga njeri- tjetri per ato qe po ndodhin. Gjithsesi, dy urime te vogla po t’i bej dhe do zoti mi kupton: te trajtofshin protestuesit si Maratin ne vaske, te cofshin ata poshte briskut nacional te Robespierit, te sjellte nje dhurate zonja Makbeth, tu dobesofshin muskujt para Gurit te Sizifit, ta sherofte melcine Tregtari i Venedikut, u befte ndonje tulle e protestueseve si tulla e Pirros per koken tende !

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.