Mbyllja e basteve dhe kazinove/ Ahmetaj: Ja c’do të ndodhë me ata që dalin të papunë!
Dritare.net
Ahmetaj u shpreh se, po përgatitet një program rikualifikimi, për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga mbyllja e kazinove dhe pikave të basteve.
“Po përgatisim një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga shërbimet e kësaj industrie. Shërbimi Kombëtar i Punës ka nisur punën për hartimin e një programi specifik për një rikualifikim të detyrueshëm. Është iniciativë për t’u përshëndetur dhe mbështetur”, u shpreh Ahmetaj, ndërsa theksoi se kjo industry u kthye në plagë sociale për vendin, ndaj edhe u mor një vendim drastik për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë. Në 1 janar nuk do të ketë më pika bastesh dhe kazino elektronike. Çfarë do të bëhet me të ardhurat që nuk do të mbledhë buxheti i shtetit dhe me të punësuarit? Janë shqetësime me bazë, por në raport me plagën sociale, prevalon mbyllja e basteve dhe kazinove.”, theksoi Ahmetaj./K.C/dritare.net