Mbyllet protesta e opozitës, Basha: Jemi gati të sakrifikojmë për votën e lirë

Ka përfunduar protesta e opozitës, para Kryeministrisë dhe Parlamentit. Pas Parlamentit, Basha i drejtoi protestuesit te selia e PD-së, ku mbajti edhe fjalimin e mbylljes si në 5 protestat e tjera kombëtare.

Basha u shpreh se, marshimi i tyre ka kulmuar sot. Ai shprehet se, janë gati të sakrifikojnë për votën e lirë.

“E duam Shqiperine si gjithë Europa. Me këtë thirrje kemi nisur qëndrimin tonë më 16 shkurt, që kulmoi sot në pjesëmarrjen më masive popullore, në 29 vite. Mesazhi më i qartë i shpresë që ka nisur e nuk do të fiket deri sa beteja ndaj të keqes të fitohet plotësisht. Cdo ditë e më shumë bashkimi bëhet më i vendosur, mesazhi i sotëm është i qartë e i prerë, ndaj miqve aleatëve se jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë, jemi popull i Europës e nuk do pranojmë kurrë despotizmin antieuropian të një grupi bandidësh e kriminelësh që kanë bllokuar rrugëtimin drejt europës. Sot japim këtë mesazh të qartë e të vendosur, Europa e dëgjoi zërin tonë dhe tani është koha për zgjdihje politike, largimin e ramës qeveri tranzitore zgjedhje të lira, e vetmja rrugë për të hapur dyert e mbyllura të Europës.“- tha Basha./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Çfarë fshihet pas fotove perfekte? Ja si mund të bëheni fotografë profesionistë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.