Dhe lajmi i mirë për të është...: Big Brother nuk mbyllet, thjesht transformohet.
Top Channel do të vijë me një tjetër produksion të ngjashëm me Big Brother, bëjnë me dije burime për dritare.net. Bëhet fjalë pikërisht për Celebrity Big Brother, i cili pritet të nisë në vitin 2018. Kësaj radhe banorët nuk do të jenë njerëz të zakonshëm, por persona të famshëm.
Formati i spektaklit pritet të jetë i njëjtë me atë të Big Brother. Pjesëmarrësit do të qëndrojnë të izoluar nga kontakti me njerëzit jashtë dhe i nënshtrohen urdhrave të “Vëllait të Madh”. Ndërkohë banorët nominojnë njëri-tjetrin, më pas është publiku ai i cili i eliminon nëpërmjet votimit. Banori që mbetet i fundit është fituesi i çmimit të madh, shkruan dritare.net.
Ende nuk dihet se cili do të jetë çmimi apo nëse moderatorja do të jetë Arbana Osmani. Por, pas tetë edicionesh të drejtuara prej saj, mund të thuhet me siguri që çdo format i Big Brother nuk ka kuptim pa Arbanën.
Big Brother Vip transmetohet në shumë shtete të ndryshme si Britani, Bullgari, Itali, Australi, etj., duke rezultuar shume i suksesshëm. Një sukses i ngjashëm pritet edhe në Shqipëri./dritare.net