Na ndiqni edhe në

Arkiv

Mbretëresha flet për largimin e Harryt dhe Meghan nga familja mbretërore

Mbretëresha flet për largimin e Harryt dhe Meghan nga familja

E gjithë bota u shokua nga vendimi i princ Harryt dhe dukeshës Meghan Markle, për të hequr dorë nga detyrat e tyre të larta mbretërore.

Përmes një postimi në Instagram, mbrëmjen e 8 janarit Meghan dhe Harry shkruan: “Pas shumë muajsh reflektimi dhe diskutimesh të brendshme, ne kemi zgjedhur të bëjmë një ndryshim këtë vit duke filluar  me krijimin e  një roli të ri progresiv brenda këtij institucioni. Ne synojmë të tërhiqemi si anëtarë të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, ndërsa vazhdojmë të mbështesim plotësisht Madhërinë e saj, Mbretëreshën. Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke i siguruar familjes sonë hapësirën për t’u përqendruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri të bamirësisë.”

View this post on Instagram

“After many months of reflection and internal discussions, we have chosen to make a transition this year in starting to carve out a progressive new role within this institution. We intend to step back as ‘senior’ members of the Royal Family and work to become financially independent, while continuing to fully support Her Majesty The Queen. It is with your encouragement, particularly over the last few years, that we feel prepared to make this adjustment. We now plan to balance our time between the United Kingdom and North America, continuing to honour our duty to The Queen, the Commonwealth, and our patronages. This geographic balance will enable us to raise our son with an appreciation for the royal tradition into which he was born, while also providing our family with the space to focus on the next chapter, including the launch of our new charitable entity. We look forward to sharing the full details of this exciting next step in due course, as we continue to collaborate with Her Majesty The Queen, The Prince of Wales, The Duke of Cambridge and all relevant parties. Until then, please accept our deepest thanks for your continued support.” - The Duke and Duchess of Sussex For more information, please visit sussexroyal.com (link in bio) Image © PA

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on

Për këtë vendim të befasishëm, Meghan dhe Harry nuk e kishin njoftuar as mbretëreshën dhe as anëtarët mbretërorë, që do të thotë se edhe mbretëresha Elizabeth e mori vesh si pjesa tjetër e botës.

Jonny Dymond, korrespodent i BBC pranë mbretërorëve, e konfirmoi këtë përmes një postimi në Twitter, ku thoshte se Pallati Mbretëror është i zhgënjyer nga ky vendim, pasi ata nuk ishin konsultuar me asnjë anëtar të familjes së tyre.

Mbretëresha bëri një deklaratë në llogarinë Twitter të Buckingham Palace, ku thotë se Harry dhe Meghan kanë disa punë për të bërë, përpara se të tërhiqen plotësisht nga detyrat e tyre.

"Diskutimi me Dukën dhe Dukeshën e Sussex është në një fazë të hershme," thuhet në deklaratë. "Ne e kuptojmë dëshirën për të marrë një qasje ndryshe, por këto janë çështje të ndërlikuara që do t'ju kërkojnë kohë”./E.B-dritare.net