Mbretëresha Elizabet ka 100% besim te princi Andrew, edhe pas skandaleve
E Hënë 18 Nëntor 2019, 18:06
Dritare.net
Duka i Jorkut thuhet se ka marrë mbështetjen e së ëmës gjatë intervistës në Newsnight, por ajo nuk do të komentojë publikisht për të.
Kjo vjen pas një sërë akuzash dhe kritikash me të cilat është përballur Andrew kohët e fundit, si marrëdhënia që kishte me Jeffrey Epstein, biznesmenin që u vetëvra në burg pas akuzave për trafik të qenieve njerëzore, apo pretendimet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshente tri herë, disa vite më parë./K.C/dritare.net