Mbrëmja e bukur familjare kthehet në tragjedi, 2-vjeçari mbytet me bizele
E Mërkurë 23 Tetor 2019, 15:03
Dritare.net
Dy vjeçari, Austin Hardman po e shihte filmin bashkë me të ëmën e tij Emma, babanë Daniel dhe vëllanë katër vjeçar Noe. Ndërsa po shihnin filmin, Austini i vogël kishte naze, nuk donte hante picën që i kishte dhënë mami, kështu që babi i dha një bizele të sheqerosur.
Por në një moment, bizelja i ngeci në fyt vogëlushit, që i shkaktoi dhe vdekjen e menjëhershme. Vetëm një pakujdesi e vogël e ktheu në tragjedi, atë mbrëmje të bukur familjare./K.C/dritare.net