Mblidhet KQZ, avokati i Kajmakut: Verifikimet e Prokurorisë janë të paplota
Dritare.net
Avokati i Kajmakut, Isuf Shehu, ka mbrojtur klientin e tij duke thënë se verifikimet e Prokurorisë janë të paplota dhe se letërporositë nga institucionet greke nuk kanë ardhur në organin e akuzës në Shqipëri. Sipas tij pa patur këto përgjigje nuk mund të ketë një procedurë verifikimi të përfunduar.
"Verifikimet janë të paplota nga ana e prokurorisë. Detyra e prokurorisë janë të parashikuara qartë, te cilën ata nuk e kanë zbatuar.
Prokuroria nuk ka arritur të sigurojë asnjë vendim të formës së prerë ndaj subjektit Agim Kajmaku. Letërporositë nga institucionet greke nuk kanë ardhur në organin e akuzës në Shqipëri. Kështu lind pyetja a është nisur kërkesa për këtë letërporosi?! Pa patur këto përgjigje nuk kemi një procedurë verifikimi të përfunduar.
Procedimi ndaj Kajmaku në Greqi është bërë plotësisht në munges të tij dhe në munges të dijenisë së tij. Ju të nderuar s’mund të merrni vendime mbi opinione qofshin këto edhe nga prokuroria", tha Shehu.
Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit./E.B-dritare.net