Mbledhja e përbashkët me qeverinë malazeze, Rama: Duhet të forcojmë sigurinë e kufijve nga flukset emigracionit
E Martë 3 Korrik 2018, 10:10
Dritare.net
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij Duško Markoviç, kryeministri Edi Rama i vlerësoi fqinjësinë me Malin e Zi. Ai theksoi se kjo do të ishte mbledhja e parë e mbajtur mes dy vendeve, ndërsa shtoi se bashkëpunimi me Malin e Zi është shembulli më i mirë i fqinjësisë dhe vëllazërisë. Rama tha ndër të tjera “Duhet te forcojmë bashkëpunimin për sigurinë e kufijve nga flukset e emigracionit. V.D/Dritare.net/