Mbërrin në Shqipëri, trupi i major Klodian Tanushit
E Mërkurë 15 Maj 2019, 13:01
Dritare.net
Në aeroportin e Rinasit po zhvillohet ceremonia e pritjes së trupit të major Tanushit, i cili ra në krye të detyrës, gjatë një misioni të NATO-s, në Letoni.
Homazhet për Tanushin do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00. Pas homazheve, trupi i tij do të varroset në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë./E.B-dritare.net