Mazhoranca zgjat mandatin për komisionin hetimor për Tahirin. Ja tre deputetë që votuan kundër!
Dritare.net
Ndërkohë, Kuvendi ka miratuar kërkesën e PD-së, për shtyrjen e afateve për Komisionin Hetimor Parlamentar kundër Saimir Tahirit.
Edi Paloka, kreu i këtij komisioni kërkoi shtyrjen e veprimtarisë së Komisionit, pasi sipas tij, hetimet ishin të paguara.
Pas paraqitjes së kërkesës në Kuvend nga deputeti Paloka, mëngjesin e sot, Kuvendi hodhi në votim kërkesën, megjithëse opozita nuk ishte për të votuar. Me 73 vota pro, 3 kundër dhe dy abstenim, është miratuar zgjatja e hetimeve për Komisionit Hetimor Parlamentar për Saimir Tahirin.
Votat kundër ishin nga Spartak Braho, Erjon Braçe dhe Bashkim Fino. Ndërsa Votat abstenim ishin Alket Hyseni dhe Elena Xhina
“Sot në mëngjes na ka ardhur një kërkesë nga kreu i komisionit hetimor parlamentar, zoti Paloka që është bërë publik. Më lejoni që të njoh Kuvendin lidhur me ecurinë e këtij komisioni dhe për të arritur në vendimmarrjen e këtij komisioni.”, tha Ruçi.