Maturantja publikon bisedën, ja me çfarë gjuhe i përgjigjen nga AKP
Dritare.net
Ajo ka komunikuar me Agjencinë Kombëtare të Provimit, por përgjigja që ka marrë ka qenë arrogante, pa dhënë asnjë shpjegim se pse po ndodhin të tilla gabime, duke e drejtuar tek Zyra Arsimore dhe kjo e fundit bën të kundërtën, shkruan “jetaoshqef”.
Denoncimi:
“Përshëndetje Jeta Osh Qef! Jam një maturante e këtij viti, gjatë gjithë vitit jam përpjekur të mësoj me të gjitha forcat e mia me mendimin se Shqipëria do behët e unë do jem dikushi përpos peripecive e shumë vështirësive si në provime ashtu edhe në shkollë arrita një mesatare që kalonte 9, tani që aplikova në 10 programe studimi më del në librin e transparencës vetëm gjysma e tabelës së aplikimit, gjë që do të thotë se është një gabim AKP (Agjencia Kombëtare e Provimeve). U kërkova atyre arsyen dhe shikoni përgjigjen, ata më thonë të drejtohem tek zyra arsimore dhe zyra arsimore me thotë që presim përgjigje nga AKP, kam arritur në përfundimin që ky vend nuk do të bëhet kurrë~ Tani le të flasin Lindita Nikolla dhe gjithë ata që po na shkatërrojnë ëndrrat e së ardhmes. Theksoj se e njëjta gjë është tek të gjitha ID që kanë rastisur të ngelin në fund”.