Maskat dhe xhelat dezinfektues shiten me çmime të kripura, Prokuroria e Milanos nis hetimet
E Hënë 24 Shkurt 2020, 20:08
Dritare.net
Por sapo ra virusi në këto zona, maskat nisën të shiteshin me çmime të larta, po ashtu dhe xhelat dezinfektuese.
Ndërkohë, Prokuroria e Milanos ka nisur hetimet me hipotezën e “manovrave spekulative” mbi nevojat themelore në lidhje me shitjet me çmime të kripura, veçanërisht në platformat në internet, të xhelave dezinfektues dhe maskave në këto ditë të emergjencës së koronavirusit.
Dosja është në ngarkim të personave të panjohur dhe koordinohet nga Tiziana Siciliano dhe Eugenio Fusco. /K.C/dritare.net