Përleshje masive në burg, 29 të burgosur kanë vdekur dhe 19 policë janë plagosur në Venezuelë
E Shtunë 25 Maj 2019, 23:11
Dritare.net
Sekretari për Sigurinë në shtetin Portugesa, Oscar Valero tha se të burgosurit kishin bërë një tentativë për t’u arratisur nga burgu dhe më pas kishte plasur sherr mes bandave rivale.
Sipas zyrtarit, policët kishin ndërhyrë, por ishin pritur me të shtëna, përfshirë edhe granata.
Sipas zyrtarëve, burgu kishte një kapacitet për 50 të burgosurish por aktualisht strehonte 500 vetë. Mbipopullimi i burgjeve është problem në të gjithë vendin.
Shoqata joqeveritare Vëzhguesi i Burgjeve Venezueliane e cilësoi incidentin e djeshëm “masakër”. /VOA