Mashtronte njerëzit, Prokuroria kërkon 15 vjet burg për stomatologen Olesia Duka

Prokuroria e Durrësit kërkon 15 vjet burg për stomatologen Olesia Duke, e cila mashtronte njerëzit duke iu marrë atyre shuma të mëdha parash. Duke qenë se Duka ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i saj ulet automatikisht me një të tretën.

Sipas të dhënave nga sektori i pastrimit të parave në drejtorinë e krimit ekonomik rezulton se 38-vjeçarja ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, duke përfituar një vlerë prej 2 milionë eurosh dhe jo 900 mijë euro, siç u deklarua në fillim.

Këtë të martë është kthyer vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për vendosjen e sekuestros preventive të katër apartamenteve në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të stomatologes.

LEXO DHE :  Nuk i ke provuar gatimet e Tikut? Vrap te Komuna!

Sipas policisë procedimi penal proaktiv është ndjekur në harkun kohor të 2-3 muajve, duke zbardhur mekanizmin e mashtrimit dhe përpjekjet për t’i shpëtuar hetimit e fshehur pasuritë që dyshohet se janë vënë nga veprimtaria kriminale.

Seanca e ardhshme, do të japë qëndrimin e saj pala mbrojtëse për të vijuar me vendimin përfundimtar nga gjykata./E.B-dritare.net

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.