Masat e reja të Facebook për mbrojtjen e privatësisë!
E Enjte 7 Mars 2019, 15:03
Dritare.net
Krijuesi dhe drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg shprehet se janë duke u marrë disa masa të mundshme për ta shndërruar Facebook-un në një rrjet social të fokusuar në sigurinë e privatësisë.
Dritare.net sjell për ju 3 masat e mundshme që do të merren:
- Enkriptimi i të gjitha mesazheve, në mënyrë që as hakerat, as qeveritë e as vet Facebook-u të mos i shohë dot ato.
- Ulja e përhershmërisë së postimeve të bëra në Facebook, sikurse fotot, statuset apo dhe mesazhet.
- Bashkimi i elementëve të ndryshëm prej Facebook-ut, Instagram-it dhe Whatsapp-it (kompani këto të zotëruara nga Facebook), në mënyrë që të thjeshtëzohet shkëmbimi i mesazheve ndërmjet këtyre rrjeteve sociale.
Marrja e masave të tilla shihet e domosdoshme nga Facebook-u, si e vetmja mënyrë që ky rrjet të rimarrë popullaritetin e gëzuar dikur./D.B/Dritare.net