Masakra në Berlin/ Autori i armatosur ende në arrati, u kap personi i gabuar
E Martë 20 Dhjetor 2016, 14:02
Dritare.net
Ndërsa gazetare gjermane thotë se në fakt autori i armatosur është në kërkim nga policia. “Kemi arrestuar personin e gabuar. Kjo krijon një situatë të re. Agresori i vërtetë është ende i armatosur dhe në arrati dhe mund të shkaktojë dëme të reja”, citon gazeta burimin. Nga ana tjetër, pakistanezi i arrestuar rezulton se është ndaluar më parë në Gjermani për gjashtë sulme seksuale.