Martin Schulz: Të formohen Shtetet e Bashkuara të Evropës
Dritare.net
Schulz, në kongresin e partisë së tij në Berlin, tha se Evropa duhet të jetë më e bashkuar dhe federale.
“Dua një traktat kushtetues evropian që krijon një Evropë federale”, tha Schulz, ish-president i Parlamentit Evropian.
Schulz ka deklaruar më tej se vetëm me një Evropë të bashkaur do të mudn të përballohen sfidat e globalizmit dhe emigracionit masiv si dhe mund të detyrojë gjigantët e internetit, si Google dhe Facebook, të respektojnë të drejtat civile, ose mund t’i pengojë kompanitë e mëdha që t’iu shmangen taksave.
Ai nuk la pa përmendur edhe përparimin e nacionalistëve të krahut të djathtë, që sipas tij një Evropë e bashkuar do t’i ndalte ato, duke përmendur këtu fitoret e tyre në Gjermani, Austri, Danimarkë, Finlandë, Francë dhe Holandë./ I.M-Dritare.net