Martesa e Meghan dhe Harry/ 1.200 qytetarë në dasmë, por me bukë me vete
Dritare.net
Meghan dhe Harry, ndryshe nga Kate dhe William, kanë zgjedhur të ndajnë dasmën e tyre me njerëz të zakonshëm që do të jenë me fat dhe do shohin çiftin duke parakaluar në karrocë. Kensington Palace ka konfirmuar vendimin e çiftit për të përfshirë "publikun" për "një moment argëtimi dhe gëzimi".
Të pranishëm do të jenë edhe 200 operatorë të shoqatave humanitare dhe organizatave të ndryshme që mbështesin Harry dhe Meghan, 100 nxënës nga dy shkolla lokale, 610 njerëz që jetojnë dhe punojnë në zonën e Kështjellës Windsor dhe 530 punonjës të familjes mbretërore. Megjithatë, ata nuk do të marrin pjesë në momentet të rëndësishëm siç është banketi i rezervuar për mysafirët më të afërt! Në të vërtetë, 1,200 janë inkurajuar të marrin drekën me vetë, pasi aty nuk do kenë mundësi të hanë ose të pinë. V.D/Dritare.net/