Martesa e këtyre 13 grave të famshme siç duket po zgjat përgjithmonë!

S’është aspak e lehtë të ruash një marrëdhënie të shëndetshme në çift. Dhe sa herë dëgjojmë për problemet në çift apo për divorcet kuptojmë se të kesh një martesë të shëndetshme për më shumë se 10 ose 20 vjet është diçka që duhet marrë shembull. Madje kur bëhet fjalë për çiftet e të famshmëve duket sikur nuk ekziston kjo lloj jetëgjatësie në çift. Por jo qenkemi gabuar.

Driatre.net sot në këtë artikull do ju tregojë se cilat janë 13 gratë e famshëm që marrëdhënien me burrin e kanë akoma të shëndoshë pas kaq shumë vitesh, dhe nuk ndalojnë së qeni të lumtur.

Salma Hayek,  9 vjet martesë

Salam u njoh me burrin e saj, biznesmenin François-Henri Pinault, në Venecia të Italisë në vitin 2006. U martuan në 2009 dhe sot ato akoma janë së bashku prej 9 vitesh martesë.

 Beyonce, 10 vjet martesë

Historia e dashurisë e Beyoncé dhe Jay- filloi nga një bashkëpunim. Në vitin 2002, ata punuan në këngën ’03 Bonnie & Clyde, Jay-Z u shfaq edhe në Crazy in Love. Çifti u martua më 2008.

Jessica Alba,  10 vjet martesë

Jessica dhe Cash Warren u takuan për herë të parë  në vitin 2004 në grupin e Fantastic Four. Në  2008, Alba dhe Warren u martuan. Aktorja mendon se çelësi për një marrëdhënie të fortë është përkushtimi ndaj martesës duke i kushtuar më shuam kohë njëri-tjetrit.

Klaudia Schiffer, 16 vjet martesë

 

Klaudia u martua me producentin e filmit Matthew Vaughn  16 muaj pasi ata u takuan për herë të parë. Dasma e tyre u zhvillua në Suffolk County, Britaninë e Madhe në 2002.  Sarah Michelle Gellar,  16 vjet martesë

 

Sarah Michelle Gellar u takua me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Freddie Prinze  në vitin 1996. Ata u martuan më 1 shtator të vitit 2002. Ata gjithmonë i kushtojnë rëndësi marrëdhënies së tyre, prandaj lidhja e tyre është kaq e fort, duke e cuar përpara martesën e tyre në 16 vite.

Catherine Zeta-Jones, 18 vjet martesë

Catherine Zeta-Jones e takoi bashkëshortin e saj  Michael Douglas, në Festivalin e Filmit Deauville në Francë në gusht 1998. Dy vjet më vonë, aktorja u martua me të dashurin e saj, dhe sot ato bëjnë plotë 18 vite martesë.

LEXO DHE :  Basha në rrezik? Lleshaj: E pavertetë, nuk e kam takuar truprojën e tij

Sarah Jessica Parker: 21 vjet martese

Sara u takua me Mateu Broderick në një festë në New York City në vitin 1991. Ata ishin takuar për 6 vjet me radhë para se të vendosnin të martoheshin në vitin 1997. Aktorja mendon se partnerët duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe të mos konkurrojnë kurrë në mënyrë që rrinë shumë gjatë krahë njëri-tjetrit, për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të shëndetshme.

Cate Blanchett,  22 vjet martese 

Cate Blanchett dhe Andrew Upton u takuan në Sydney në vitin 1996, kur ajo po studionte në Institutin Kombëtar të Arteve Dramatike. Një vit më vonë, Cate dhe Andrea u martuan. Blanchett thotë se lumturia e familjes së saj varet nga interesat e përbashkëta dhe mungesa e sekreteve.

Lisa Kudrow, 23 vjet martesë

Lisa e ka njohur bashkëshortin e saj Michel Stern, që nga viti 1987. Në 1995, çifti u martua, dhe vazhdojnë të jenë jenë së bashku me plotë 23 vjet martesë.

Kyra Sedgwick, 30 vjet martese

Kyra dhe Kevin Bacon u takuan në grupin e Lemon Sky në vitin 1987. Vetëm një vit më vonë, ai u bë bashkëshorti i saj.

Rita Wilson, 30 vjet martesë

Rita u takua me burrin e saj Tom Hanks në grupin e miqve të Bosom në vitin 1981. Ata u martuan në vitin 1988.

Jamie Lee Curtis,  34 vjet martesë

Burri i Jamie është Christopher Guest, një aktor dhe një kompozitor. Curtis ra në dashuri me të kur ajo pa foton e tij nga filmi This Is Spinal Tap. Ajo tha “Unë do të martohem me këtë djalë.” Dhe  5 muaj më vonë ata u martuan.

Meryl Streep, 40 vjet martesë

Në vitin 1987, Meryl hyri në një situatë të vështirë jetese dhe u kthye tek një mik i vëllait të saj, Don Gummer, për mbështetje. Streep jetonte në shtëpinë e saj dhe donte të largohej sapo Doni u kthye në shtëpi nga Evropa. Por kur u kthye, ai e bindi atë të qëndrojë. Ata u martuan. Meryl gjithmonë ndan të gjitha problemet dhe frikën e saj që shqetëson me burrin e saj dhe mendon se ky është çelësi për një marrëdhënie të mirë./Përshtati nga Brightside./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.