Marrëveshja e partive shqiptare në Maqedoni, LSI: Zbatimi i saj, përgjegjësi kombëtare

Sekretari i Pergjithshem i LSI, Luan Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka kerkuar nga kryeministri Edi Rama, qe te krijoje nje komision te posacem gjitheperfshires per festimet e 70 vjetorit te Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazifashist.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka  përshëndetur Platformën e përbashkët të shqiptarëve të Maqedonisë.

Nëpërmjet një deklarate për mediat nënkryetari Luan Rama, tha se zbatimi i marrëveshjes është përgjegjësi kombëtare e partive shqiptare në Maqedoni.

Deklarata e Nënkryetarit të LSI’së.

Levizja Socialiste per Integrim, duke ndjekur me shume vemendje zhvillimet politike ne Maqedoni: PERSHENDET faktorin politik shqiptar ne Maqedoni per qendrimin e unifikuar dhe bashkimin ne nje platforme te qarte e vizionare per rolin e tyre dhe pergjegjesine qe duhet te permbushin, ne funksion te mbrojtjes se te drejtave legjitime te shqiptareve ne Maqedoni; MBESHTET qasjen e tyre te pergjegjshem dhe angazhimin per bashkepunim dhe kohezion te faktorit politik shqiptar; INKURAJON rritjen e rolit dhe te kontributit te forcave politike shqiptare qe te vazhdojne te punojne pa u lodhur dhe me perkushtim atdhetar per avancimin e te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni, per rritjen e rolit te tyre si faktore stabiliteti, prosperiteti dhe progresi te gjithanshem te Maqedonise fqinje, ne te mire te konsolidimit te demokracise dhe te integrimit Europian te saj. Levizja Socialiste per Integrim shpreh bindjen e plote se te gjithe aktoret dhe faktoret politike shqiptare do t’i permbahen marrveshjes se arritur dhe do te kontribuojne ne permbushjen e saj, duke e konsideruar zbatimin e marreveshjes se arritur pergjegjesi kombetare.

LEXO DHE :  Të gjithë në sitë/ Lista e re e prokurorëve që do t’i nënshtrohen vettingut

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.