Maria dhe Gleni, një shkrim dhe një reagim njerëzor
Dritare.net
Ne zgjodhëm t’ju tregojmë reagimin frymëzues, dhe mjaft real nga Glen Mebelli.
'Sapo lexova shkrimin për Marian dhe dua të të falënderoj jashtë mase! Shpesh here harrohemi me jetën tone, duam te arrijmë sa me shume dhe nuk shohim pikturën e madhe. Ai shkrim me kujtoi se sa i privilegjuar jam, por jo vetëm. Me beri gjithashtu ti kujtoj vetes se këto privilegje qe me janë dhënë ne lindje duhet ti përdor! Ti përdor jo veç për arritje personale por për te ndihmuar ata te cilët s’kanë lindur me privilegje, por përkundrazi.
Një ndihme jo për mëshirë, por një ndihme për te dhënë kontributin tim për me shume barazi dhe drejtësi në këtë mjedis te pabarabartë e të padrejtë. Unë sot e fillova duke i siguruar një vakt Marisë dhe mamasë se saj.
E di që është shumë pak krahasuar me nevojat por kjo s’duhet të na lejojë të frikësohemi e të mendojmë se lufta me pabarazinë e padrejtësinë është e pashpresë. Unë mendoj se kaq duhet. Vetëm kaq! Dëshira e mirë e gjithsecilit(ama gjithsecilit prej nesh) për të ndryshuar me sa mundemi atë çfarë na duket e padrejte. Buzëqeshja dhe sytë e ndritur të Marias sot kur i tregoja sesi kisha lexuar shkrimin e Rudinës për të më dhanë shpresë se kjo luftë mund të fitohet.
Edhe një herë faleminderit Rudina!'/dritare.net