Maqedonia voton sot referendumin, për çështjen e emrit
E Diel 30 Shtator 2018, 11:11
Dritare.net
Në konferencën e parë për shtyp, KSHZ njoftoi se, deri më tani ka pasur tre kundërshtime për shkeljen e votimit, raste që janë refuzuar.
Në referendumin që mbahet sot, qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?"
Të drejtë vote kanë 1.806.336 votues, të cilët janë regjistruar në listën zgjedhore. Lista zgjedhore është mbyllur më 10 shtator.
Votohet në 3.480 vendvotime, në 80 komuna. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.
Dje votuan personat e sëmurë, të rënduar, të burgosur dhe në burg shtëpiak të cilët janë shtetas të Maqedonisë./K.C/dritare.net